Home / Kryesoret / Ademi takohet me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci

Ademi takohet me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci

Në kuadër të Samitit Global për Arsim në Stamboll, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi realizoi takim me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, z. Nabi Avci.
Ministri Ademi falënderoi ministrin turk për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Qeveria e Turqisë jep për arsimin në Republikën e Maqedonisë, në veçanti në përmirësimin e infrastrukturës së arsimit në disa shkolla. Investimet që realizohen nëpërmjet TIKA-së janë investime që përmisojnë kushtet dhe përputhen me prioritet e MASH-it. Ministri Ademi shprehu interesim për projektet që realizohen në sferën e arsimit në Turqi, siç është projekti për modernizimin e arsimit dhe aplikimin e teknologjisë së informatikës në arsim, ku Republika e Turqisë me sukses e realizon të njëjtin dhe është treguar shumë i suksesshëm.
Ministri Nabi Avci shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, me theks të veçantë në sferën e arsimit. Ai gjithashtu theksoi se do të përkrahë Maqedoninë në disa projekte konkrete që në të ardhmen do të realizohen në forma të ndryshme. Ministri Avci gjithashtu njoftoi ministrin Ademi se në kuadër të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup do të ketë edhe Atashe për arsim që do të jetë edhe një urë lidhëse në mes dy ministrive dhe vendeve tona.

Gjatë kësaj vizite Ministri Ademi realizoi takim edhe me ministrat të vendeve të ndryshme të pranishëm në këtë Samit. Ai gjithashtu u takua edhe me Kryetarin e Komunës së Madhe të Stambollit, si dhe me përfaqësues të kompanive të ndryshme që realizojnë projekte në sferën e arsimit dhe teknologjisë që aplikohet në arsim.
Në kuadër të këtyre takimeve ministri Ademi siguroi dy projekte të rëndësishme për nevojat e arsimit dhe shkollave, edhe atë pajisjen e një laboratori në kuadër të UEJL në Tetovë për teknologjinë 3D dhe 100 tabela të mençura (Smart Board) për shkollat e Komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *