Home / Kryesoret / Ademi vizitoi Sh.F “ Mehmet Deralla” me rastin e kremtimit të 7 Marsit

Ademi vizitoi Sh.F “ Mehmet Deralla” me rastin e kremtimit të 7 Marsit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, me rastin e 7 Marsit, vizitoi shkollën fillore “ Mehmet Deralla”, në fshatin Gradec, Komuna e Vrapçishtit. Ademi të gjithë të pranishmëve ju uroi Ditën e mësimit në gjuhën shqipe.

“7 Marsi është një nga ditët më të mëdha në historinë e popullit tonë. Që atëherë kemi pasur mundësinë për të mësuar në gjuhën tonë amtare. Me këtë rast të gjithë mësimdhënësve dua t’ua uroj ditën e mësimit në gjuhën shqipe, sepse ju kultivoni traditën e cila në vitin 1887 u konceptua në Korçë të Republikës së Shqipërisë. Juve u është lënë trashëgimi e shkollës së parë në gjuhën shqipe për t’ua transferuar njohuritë nxënësve tuaj” theksoi Ademi.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës theksoi se sot në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë shkolla bashkëkohore, ku mësohet sipas programeve bashkëkohore mësimore.

“Por kjo nuk është e mjaftueshme. Gjithmonë duhet ndjekur progresin, prandaj vazhdimisht punojmë për përmirësimin e procesit arsimor me futje të risive. Të nderuar mësimdhënës, ju jeni një pjesë e rëndësishme e këtyre reformave, sepse ju më së miri e dini se çfarë duhet ndryshuar në programet mësimore që fëmijët më lehtë dhe më mirë të përvetësojnë mësimet” tha Ademi.

Në fjalimin e tij Ademi potencoi se me mjetet financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërtuar sallë sportive bashkëkohore.

“ Shkolla fillore „ Mehmet Deralla”, është dëshmi se punohet në përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Me mjetet financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërtuar salla sportive në të cilën nxënësit do të zhvillojnë aktivitetet sportive, ku do të zhvillojnë talentin e tyre. Kështu do të ndërtojmë personalitete të gjithanshme të cilët do të dijnë të garojnë dhe të jenë krenarë për çdo sukses të arritur” theksoi Ademi.

Ademi shtoi se MASH-i do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e kushteve të punës së mësimdhënësve, për të mësuarit e nxënësve. Sepse arsimi është bazë për një shtet ekonomikisht të zhvilluar.

Me rastin e kremtimit të 7 Marsit, drejtori i shkollës “ Mehmet Deralla” ministrit Ademi i ndau Mirënjohje për kontributin e dhënë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *