Home / Lajme / Maqedoni / Administrata gjyqësore në grevë, kërkojnë rritjen e pagave mujore

Administrata gjyqësore në grevë, kërkojnë rritjen e pagave mujore

Administrata gjyqësore e filloi grevën tre ditore të urisë ashtu si edhe kishin paralajmëruar organizatorët do të kaloje në protestë. Ata po kërkojnë ndryshime në Ligjin për shërbimin gjyqësor, rritjen e pagave të administratorëve gjyqësor, pagesa e pesë përqind të premtuara dhe kthimi i kohës së punës nga ora 7:30 deri në ora 15 e 30 min.

Greva do të jetë gjatë tërë ditës, ndërsa sot dhe nesër në periudhën nga ora 10 deri në ora 11, administratorët gjyqësor, pakënaqësinë e tyre do ta shprehin para gjykatave. Gjatë kohës së grevës do të mundësonte kryerja e funksioneve të gjykatës në nivelin minimal, gjegjësisht do të mbahen vetëm lëndët urgjente dhe ato që kanë të bëjnë me paraburgim.

“Greva nisi dhe jemi të kënaqur nga rrjedha. Kemi informacione se dalja është 95 %. Kemi përkrahje nga anëtarët tanë, por edhe nga ato të cilët nuk janë pjesë e Sindikatës”, deklaroi Trpe Dejanovski, kryetar i Bordit Grevist.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *