Home / Sport / Adnan Januzaj, nga hero në zero!

Adnan Januzaj, nga hero në zero!

Adnan Januzaj dikur konsiderohej si njëri prej talenteve më të mëdhenj në botë, teksa shkëlqente me Manchester Unitedin. Flitej se për të kishin shprehur interesim Barcelona e Bayern Munichu, shkruan Zëri.

Por, mesfushori kosovar shumë shpejtë u ‘shua’ si një meteor. Me t’u larguar trajneri David Moyes, talenti istogas nuk pa më dritë me sy.

Me Louis van Gaalin nuk e ka gjetur asnjëherë vendin e titullarit, ndërsa e pati një gjysmë sezoni dështues në huazim tek Borussia Dortmundi, përcjell Zëri.

Ka edhe më keq. Përfaqësuesi belg ka përfunduar madje në ekipin U-21 të Manchester Unitedit, ku po luan rregullisht, pasi në ekipin e parë s’po ka vend.

Është e pabesueshme se si Januzaj, në vend se të përparonte, përkundër moshës së re, po bën hapa prapa në karrierë. E dhimbshme!

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *