Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti “heq dorë” nga Musa Xhaferri?

Ahmeti “heq dorë” nga Musa Xhaferri?

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, që pritet të mbahen me 5 qershor, në listat e veta për deputetë pritet që të mos i ketë emrat e deputetëve apo ministrave aktualë, – mëson “Antpress.mk” nga burime partiake.
Në listat për deputetë, megjithatë, do të mbeten dy deputete që cilësohen si potencial i partisë, të cilave pritet t’u bashkëngjiten kuadro të reja, që për momentin mbajnë pozita në eshalonin e tretë.
Arsyeja pse partia e Ahmetit do të shkojë me emra të rinj në listat për deputetë është rifreskimi i radhëve të veta, si dhe balancimi i pakënaqësive brenda partisë. Kjo në fakt do të thotë se Ahmeti nuk e parasheh në listat zgjedhore as dorën e vet të djathtë, Musa Xhaferin.
Megjithatë, mbeten dyshimet te “reformistët” në BDI se Ahmeti vetëm para zgjedhjeve do të heqë dorë nga Xhaferi (për shkak të vlerësimeve brendapartiake se ai nuk ka imazh shumë të mirë te elektorati), kurse pas zgjedhjeve mund ta kthejë në ndonjë post në ekzekutiv, nëse BDI vendos të marrë pjesë në Qeveri edhe pse si duket do të jetë humbëse e zgjedhjeve tek elektorati shqiptar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *