Home / Kryesoret / Ahmeti para prokurorisë speciale

Ahmeti para prokurorisë speciale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti është ftuar të japë dëshminë e tij tek Prokuroria speciale, mëson ekskluzivisht Fakte.

Sipas ftesës së dërguar në adresën e të parit të integristëve, Ali  Ahmeti duhet të paraqitet në Prokurorinë speciale pasnesër (e enjte, 03.03.2016) në ora 14.

Akoma nuk është bërë e ditur për cilën vepër penale dhe në ç’cilësi Ahmeti do duhet të japë dëshminë e tij.

Sipas burimeve të Fakte.net edhe funksionarë tjerë nga udhëheqësia më e lartë e BDI-së pritet në ditët në vazhdim të pranojnë ftesa nga Prokuroria speciale në Shkup.

Kohë më parë kjo prokurori filloi me marrjen në pyetje të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *