Home / Kryesoret / Ahmeti takon Ambasadorët e vendeve anëtare të BE

Ahmeti takon Ambasadorët e vendeve anëtare të BE

Sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ishte i ftuar nga ambasadori Evropian Aivo Orav në takim pune me të gjithë Ambasadoret e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Maqedoni.
Kryetari Ahmeti prezantoi pikëpamjet e BDIsë para Ambasadorëve në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore, zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Shkupit, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe integrimin EuroAtlantik.
Z. Ahmeti vlerësoi që roli i komunitetit ndërkombëtar në arritjen e marrëveshjes së Shkupit ka qenë vendimtar ndërsa elementet thelbësore nga kjo marrëveshja, që vë krizën në binare të zgjedhjes, tashmë janë zbatuar.
BDI do të angazhohet për vijim të dialogut dhe zbatim të reformave urgjente edhe pas zgjedhjeve.
Ambasadorët shprehën vlerësimet e tyre për kontributin e z. Ahmeti dhe të BDIsë në menaxhimin e situatës dhe arritjes së marrëveshjes dhe parashtruan pyetje të shumta rreth çështjeve të ndryshme politike.
Z. Ahmeti theksoi që mbarëvajtja e zgjedhjeve të 5 qershorit do të mundëson fillimin e përfundimit të krizës politike në vend, por paraqet edhe parakusht për rivendosje të prioriteteve tona shtetërore mbi agjenden EuroAtlantike.
Prioritet e BDIsë do të përqëndrohen në rivendosjen e stabilitetit dhe sigurisë, zgjidhjen e çështjeve me fqinjtë të cilat e pengojnë integrimin në NATO dhe BE, marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e reformave prioritare, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale, etj.
Z. Ahmeti dhe Ambasadorët diskutuan edhe për rëndësinë e madhe të marrëdhënieve ndëretnike, keqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike si dhe për distribuimin dhe publikimin e paligjshëm të materialeve të përgjuara me ç’rast u kërkua përgjegjësi penale për keqpërdoruesit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *