Home / Kryesoret / Ahmeti të enjten dëshmon te Katica Janeva

Ahmeti të enjten dëshmon te Katica Janeva

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të japë dëshmi të enjten para Prokurorisë Speciale. Ftesa e Prokurores Katica Janeva në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël ka arritur javën e kaluar, ndërsa bëhet fjalë për dëshmi të tij në rastin “Kosmos”, konkretisht në rrënimin e ndërtesave nga ana e shtetit të Fiat Canovskit, raporton gazeta KOHA. “Kryetari Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë mbështetës të fuqishëm të punës ligjore, transparente, të paanshme dhe pa paragjykime etnike, fetare, partiake apo politike të Prokurorisë Speciale. Javën e kaluar, Kryetari Ahmeti ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit në rastin ‘Kosmos’ nga ana e Prokurorisë Speciale dhe pa dyshim ai do të respekton obligimin e tij qytetar në përkrahje të institucioneve të pavarura”, ka thënë shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *