Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti uron 7 Marsin: Avancojmë bashkërisht arsimin shqip

Ahmeti uron 7 Marsin: Avancojmë bashkërisht arsimin shqip

Lideri i BDIsë Ali Ahmeti ka uruar mësimdhënësit shqiptar me një uratë të veçantë duke përshkruar disa prej investimeve kapitale në fushën e arsimit nga partia të cilën ai e drejton, pasi që konsideron se urata më e mirë për arsimtarët është që të punosh për ata dhe t’ju krijosh kushte optimale për edukim dhe brezave të ri.

Kështu, Ahmeti nuk lë pa përmendur themelimin e Universitetit Shqiptar në Shkup dhe investimet ne Universitetin e Tetovës dhe si hapjen dhe renovimin e shumë shkollave shqiptare në Maqedoni.

“Mënyra më e mirë për të uruar më të merituarit tanë, mësuesit, është puna e përditshme për ndërtim, renovim si dhe hapje të çerdheve, shkollave të reja fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, themelimit të Universitetit Shqiptar në Shkup “Nënë Tereza”, ndërtimit të kampusit universitar në Shkup, rritjes së buxhetit të Universitetit të Tetovës bashkë me hapjen e dy fakulteteve të reja dhe ndërtimit të konviktit studentor dhe kompleksit sportiv, finansimit të Universitetit të Evropës Juglindore, përkthimet e titujve shkencor botëror në gjuhën shqipe, bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja për medresenë dhe fakultetin e shkencave islame, ndarja e qindra vendimeve për mësues në të gjitha nivelet si dhe shumë e shumë proekte tjera që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për punë dhe për edukim të brezave.” shkruan Ahmeti

Kryetari i BDIsë Ahmeti vijon duke thënë që arsimi mbetet prioritet i BDIsë, ndërsa përkushtimi i tij përveç në krijimin e kushteve për punë, do të vijoj që të përqëndrohet edhe në cilësinë e edukimit dhe arsimit që nga çerdhet gjer tek universitetet.

“Gëzuar mësimdhënës këtë festë të shtrenjtë për të gjithë ne.” përfundon Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *