Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident trafiku në Tetovë, lëndohen 7 persona

Aksident trafiku në Tetovë, lëndohen 7 persona

Dje rreth orës 6 pasdite, në rrethrrotullimi në Bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë ka ndodhur aksident ku janë të përfshirë dy automjete, ” Suzuki Sedan” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 23-vjeçari V.I nga Tetova dhe “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 21-vjeçari E.T nga Tetova, njofton SPB-Tetovë.

Të dy shoferët dhe pesë pasagjerët e automjeteve të përfshirë në aksident, janë të moshës 24 deri 29 vjet, kanë marrë lëndime të lehta dhe pas ndihmës në Spitalin Klinik të Tetovës, janë liruar nga spitali.

Shkak i aksidentit është nga shpejtësia e pakontrolluar në bazë të kushteve të rrugës, d.m.th tejkalim shpejtësie, ndërsa dëmet materiale janë vlerësuar në 50 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *