Home / Lajme / Kronika e zezë / TETOVË: Aksidentohet këmbësorja 62 vjeçare

TETOVË: Aksidentohet këmbësorja 62 vjeçare

Të enjten mbrëma rreth orës 21.00 në rrugën “167”, në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë marrë pjesë: një veturë e tipit “Pezho 206”, me targa të Tetovës , e drejtuar nga 39-vjeçari me iniciale I.F nga Kamjani dhe një këmbësore me iniciale M.A 62 vjeçare, nga Tetova. Në këtë aksident , 62-vjeçarja tetovare si pasojë ka marrë lëndime trupore thyerje të eshtrave në dorën e majtë, dhe me urgjencë është dërguar në klinikën e Shkupit. Është kryer hetim dhe po vërtetohen shkaqet dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *