Home / Kryesoret / Aksion policor në Gostivarit, arrestohet ish-shefi i policisë!

Aksion policor në Gostivarit, arrestohet ish-shefi i policisë!

Në aksionin e Sektorit për krim të organizuar mbrëmë në Gostivar janë arrestuar më shumë persona. Sipas informacioneve fillestare, në mesin e tyre ka policë prej të cilëve njëri është ish­komandant i stacionit policor të Gostivarit.
Nga MPB­ja konfirmojnë se kanë zbatuar një aksion dhe se ka të arrestuar, por nuk zbulojnë saktë se për kë bëhet fjalë dhe pse janë dyshuar. Më shumë detaje paralajmërojnë për sot. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për persona të cilët janë të involvuar në aktivitete që lidhen me aksionin e zbatuar para ca kohësh “Çekani”.

Atëherë u arrestuan noterë, fajdexhi dhe përmbarues, të dyshuar për “grupe kriminale”, “ryshfet”, “fajde” dhe “larje parash”, të cilët kanë vepruar në rajonin e Maqedonisë Perëndimore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *