Home / Lajme / Maqedoni / Aktivistët e Gruevskit vetëm për sanduiça protestojnë para Gjykatës Kushtetuese

Aktivistët e Gruevskit vetëm për sanduiça protestojnë para Gjykatës Kushtetuese

Urdhëresa partiake që të shkohet në kundërprotesta para Gjykatës Kushtetuese ka në të gjitha qytetet e Maqedonisë, përmes sms porosive, thirrjeve telefonike, transport të organizuar, sendviçëve të ftoht dhe shumë mënyrave tjera të presionit që të dalin në kundërprotesta.

Kështu bëjn të ditur nga organizata jo qeveritare “Civil”, ku sipas të dhënave të tyre, autobus me militant partiak kanë arritur mbrëm dhe sot në Shkup, kryesisht nga Struga dhe Ohri. Sipas informatave të “Civil” në Strug, para njësisë rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes, dje ka qenë i parkuar një autbus në të cilin janë nisur drejt Shkupit që të vijnë në kundërprotestë. Sipas informatave jo zyrtare, punëtorët administrative që marrin pjesë në kundërprotesta, ata sot janë liruar nga obligimet e punës.

“Ky është keqpërdorim i administratës për qëllime partiake, në vend që të punon për qytetarët, ajo edhe kësaj rradhe po punon për partinë. Inspektorët duhet të dalin në terren dhe të verifikojnë se kush i paguan mëditjet e këtyre njerëzve të cilët nuk janë në punë, se kush e paguan transportin e autobusëve, kush i paguan shpenzimet e rrugës të atyre që vijnë me automobile privat”, ka theksuar Xhabir Derrala nga organizata “Civil”.

Ndryshe sipas disa informatave jo zyrtare, nga Manastiri, nëntë autbousë ja nisur për në Shkup, përplot me të punësuar në ndërrmarjet publike, ndërsa herët në mëngjes nga Ohri janë nisur pesë autobus.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *