Home / Kryesoret / Aktorja e famshme Gwyneth Paltrow “lë mënjanë” karrierën artistike
NEW YORK (AA) - Aktorja e famshme Hollywood-iane Gwyneth Paltrow (43) ka vendosur që karrierën e saj të bujshme "të lej mënjanë" dhe t'i përkushtohet biznesit të saj privat. ( Matt Petit - Anadolu Ajansı )

Aktorja e famshme Gwyneth Paltrow “lë mënjanë” karrierën artistike

Aktorja e famshme Hollywood-iane Gwyneth Paltrow (43) ka vendosur që karrierën e saj të bujshme “të lej mënjanë” dhe t’i përkushtohet biznesit të saj privat, raporton Anadolu Agency (AA).

Paltrow në vitet e fundit themeloi linjën kozmetike për mirëmbajtjen e lëkurës me përmbajtje organike “Goop”. Sipas aktores, pauza në karrierën e saj do të plotësohet me punë në kozmetikë.

Ajo nuk precizoi se sa kohë do t’i mungojë skenës kinematografike, por vuri në dukje se me siguri do t’i kthehet filmit.

Paltrow është njëra ndër aktoret më të paguara të Hollywood-it, e cila në moshën 26 vjeçare fitoi Oskar-in për rolin e saj në “Shakespeare in Love”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *