Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti i përkujton demonstratat

Ali Ahmeti i përkujton demonstratat

Ali Ahmeti ka përkujtuar demonstratat e shqiptarëve për rënimin e shtetit Jugosllav.

Liria dhe pavarësia frymëzoi një lëvizje të tërë atdhedashësish dhe veprimtarësh për tu kurorëzuar me luftën e Ushtrive tona çlirimitare dhe lavdinë e dëshmorëve ndër dekada, – shkruan Ahmeti.

‘35 vjet më parë, mu në këtë ditë, filloi rënimi konkret i shtetit Jugosllav si vazhdimësi dhe rezultat edhe i përpjekjeve të mëhershme të atdhetarëve shqiptar.

11 marsin e vitit 1981 dhe demonstratat studentore në Prishtinë që shpërthyen si shkëndijë e cila nxiti zinxhirin e demonstratave të pranverës së dinjitetit i kujtoj si sot pasi që pjesëmarrja në ato demonstrata të vullnetit shqiptar kaliti edhe më tej secilin prej nesh në rrugën e kontributit për atdhe.

Orteku i vullnetit për liri dhe pavarësi i dha jetë dhe frymëzoi një lëvizje të tërë atdhedashësish dhe veprimtarësh për tu kurorëzuar me luftën e Ushtrive tona çlirimitare dhe lavdinë e dëshmorëve ndër dekada.

Në këtë ditë unë kujtoj të gjitha ato pjesëmarrës, përkrahës dhe bashkëorganizator dhe i përkujtoj të gjithë ata të rënë të asaj kohe dhe kohërave çlirimtare që erdhën më pas. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për atdhe”, – shkruan Ahmeti në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *