Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti: Protestat janë shtylla e demokracisë

Ali Ahmeti: Protestat janë shtylla e demokracisë

Një nga momentet kyce në demokraci janë protestat, agto janë shtylla e demokracisë, tha lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, duke u përgjigjur në pyetjen nëse protesta e partisë së tij e paralajmëruar për sot pasidte mund ta rrezikojë situatën e sigurisë në Maqedoni.

Deklaratën Ahmeti e bëri pas takimit me zëvendës-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Hoyt Yee, i cili po qëndron në Shkup për t’u njohur me rrjedhën e implementimit të marrëveshjes politike dhe përgatitjet rreth zgjedhjeve të 5 qershorit.

Lideri i BDI-së tha se temat për të cilat ka biseduar me Yee kanë qenë situata në vend dhe në rajon, zgjedhjet, të cilat do të mbahen më 5 qershor, si dhe marrëveshja e arritur më 2 qershor dhe aneksi i 15 korrikut, por edhe aktivitetet dhe angazhimi i Republikës së Maqedonisë për Samitin e NATO-s në Varshavë në korrik të këtij viti.

“Jemi dakorduar se këto zgjedhje duhet të jenë kredibile, të mos kontestohen nga asnjëra palë, t’i plotësojnë të gjitha standardet dhe të mos kontestohen as lokalisht, as ndërkombëtarisht. Kemi biseduar edhe për hapat, të cilat Maqedonia do të duhet t’i ndërmerr në drejtim të angazhimeve që na presim për Samitin e NATO-s në korrik që të kemi pritje më të mëdha”, deklaroi pas takimit Ahmeti.

Ai theksoi se nuk është biseduar rreth spostimit të sërishëm të zgjedhjeve, por për plotësim të detyrave nga ana e të gjitha institucioneve, siç janë partitë politike, KSHZ­ja dhe të tjera, zgjedhjet do të jenë kredibile, ndërsa partitë politike, nënvizoi, ta bëjnë punën e tyre, të mos ketë presion dhe frikësim ndaj votuesve. Në pyetjen e gazetarëve nëse pret zgjedhje kredibile, Ahmeti tha se konsideron që këto zgjedhje të jenë ndër më të monitoruarat në Republikën e Maqedonisë nga pavarësia e saj.

I pyetur nëse duhet të plotësohen të gjitha kushtet duke përfshirë edhe marrëveshjen për mediat, Ahmeti theksoi se bisedohet rreth shumë çështjeve, ndërsa SHBA-të, siç tha, kanë qenë dhe mbeten miq tanë – kanë ndihmuar në të kaluarën, ndihmojnë edhe tani.

Për atë nëse do të paraqitet dhe cila është frika e tij për atë që është i ftuar sot në PSP në lidhje me rastin “Kosmos”, Ahmeti u përgjigj se për atë do të “flasë atje”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *