Home / Kryesoret / Ali Ahmetit në Speciale do t’i bashkangjiten edhe dy funksionarë të lartë të BDI-së!

Ali Ahmetit në Speciale do t’i bashkangjiten edhe dy funksionarë të lartë të BDI-së!

Nëse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti paraqitet të enjten para prokurorisë speciale, ai do të jetë i shoqëruar edhe nga zëvendës kryeministri Musa Xhaferi, dhe shefi i kabinetit të tij, Artan Grubi, thonë për “Lajm” burime partiake me kusht anonimiteti.
Ata nuk munden ende të tregojnë me saktësia nëse Xhaferi dhe Grubi vetëm do t’i bëjnë shoqëri Ahmetit, ose janë të ftuar nga Prokuroria Speciale në cilësi të dëshmitarëve ose të dyshuarve.
Ndryshe mediumet kanë njoftuar se Prokuroria Speciale ka dërguar ftesë në adresën e të parit të integristëve, Ali Ahmeti duhet të paraqitet në Prokurorinë speciale pasnesër (e enjte, 03.03.2016) në ora 14.
Akoma nuk është bërë e ditur për cilën vepër penale dhe në ç’cilësi Ahmeti do duhet të japë dëshminë e tij.
Sipas burimeve të Fakte.net edhe funksionarë tjerë nga udhëheqësia më e lartë e BDI-së pritet në ditët në vazhdim të pranojnë ftesa nga Prokuroria speciale në Shkup.
Kohë më parë kjo prokurori filloi me marrjen në pyetje të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së.
Qytetarët e Maqedonisë të gjitha shpresat e tyre i kanë mbështetur në punën e ekipit të Katica Janevës të përkrahur fuqishëm nga ndërkombëtarët e posaçërisht nga SHBA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *