Home / Lajme / Botë / Ambasada amerikane e dinte për sulmin në Turqi para se ai të ndodhte

Ambasada amerikane e dinte për sulmin në Turqi para se ai të ndodhte

Ambasada amerikane në Turqi ka thënë se ka kuptuar për kërcënimin terrorist nga autoritetet turke para sulmin në Ankara dhe kishte kohë të paralajmëronte qytetarët amerikanë dhe punonjësit turq të ambasadës.
Një makinë bombë shpërtheu në mbrëmjen e së dielës në një stacion autobus në sheshin Kizilay të Ankarasë, duke vrarë 37 dhe plagosur mbi 120, transmeton arbresh.info.
“Javën e kaluar, Ambasada Amerikane mori një informacion të kërcënimit me anë të një paralajmërimi të qeverisë turke që qarkullonte në mediet sociale. Pas konfirmimit të paralajmërimit me autoritetet turke, Ambasada ka lëshuar një njoftim për të gjithë qytetarët amerikanë në Ankara, punonjësit qeveritarë dhe qytetarët privatë, dhe për punonjësit turk të Ambasadës Amerikane, sikurse bëjmë zakonisht pasi mësojmë informacione nga qeveria turke në lidhje me kërcënimet”, thotë Ambasada amerikane në një deklaratë.
Të premten, ambasada amerikane u tha qytetarëve amerikanë të shmangin zonën Bahçelievler të Ankarasë, rreth 5 kilometra nga sheshi Kizilay.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *