Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadorët Bejli dhe Orav u “gjunëzuan” para presionit të Gruevskit?!

Ambasadorët Bejli dhe Orav u “gjunëzuan” para presionit të Gruevskit?!

Ambasadorët e huaj në Maqedoni, ai i SHBA-së Xhes Bejli dhe ai i BE-së Aivo Orav nuk arritën të që demokratizojnë Gjykatat në Maqedoni. Ndaj Gjykatës Kushtetuese reagoi dje edhe Ambasada amerikane në Shkup, mirëpo reagimi i kësaj Ambasade e cila përfaqëson shtetin më demokratik në botë, nuk u morrë në konsideratë nga ana e gjykatësve maqedonas të cilët drejtojnë Gjykatën Kushtetuese me direktivë të ish Kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kështu bëjnë të ditur nga partia maqedonase në opozitë LSDM të cilët paraqesin përmes fakteve konkrete lidhshmërinë e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese me ish Kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov. Ky i fundit gjatë publikimit të bombave të Zaevit dëgjohej qartë se njeriu vendimtarë i cili i emronte gjykatësit pëmes telefonit dhe nuk duhej që këshilli gjyqësor republikanë të emëronte ndonjë gjykatës.

Me këtë Mijallkov dëshmohet qartë se ishte mbi ligjin dhe kushtetutën e vendit, duke e shkelur edhe Këshillin Gjyqësor Republikan. Ndërkohë Ambasadorët e huaj Xhes Bejli dhe Aivo Orav me përkushtimin më të madh që nga publikimi i aferës së përgjimeve u morrën seriozisht dhe e ndihmuan Maqedoninë që të dalë nga kriza politike duke u nënshkruar Marrëveshja e Përzhinos. Mirëpo në këtë marrëveshje po dalin edhe obligimet kryesore, ku mes tjerash parashihet departizimi i plotë i Gjykatave, Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve, mirëpo ish Kryeministri Gruevski gjatë 10 viteve të fundit në pushtet i vendosi në institucionet kyçe shtetërore bashkëpunëtorët më të ngushtë të VMRO-DPMNE-së.

Kjo situatë po rëndon qartë departizimin e institucioneve, andaj Ambasadorët e huaj në Maqedoni duhet të krijojnë strategji të qartë për të demokratizuar Maqedoninë e cila i ngjanë Bjellorusisë, ndërsa vendi ynë gjendet në mes të Evropës dhe thirret në demokraci liberale dhe deklarohet se prioritet të lartë e ka BE-në dhe NATO-në. Veprimet diktatoriale të ish Kryeministrit Gruevski në asnjë mënyrë nuk përputhen me vlerat evropiane.

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e cila tanimë jep ingerenca të plota Presidentit të shtetit të Maqedonisë që ti lirojë nga burgu politikanët kriminel, persona të cilët janë marrur me trafikim droge dhe qytetarët të cilët kanë kryer pedofili është mbajtur në një mbledhje të mbyllur për opinionin dhe gazetarët ku pati reagime të shumta edhe nga Ambasadorët e huaj.

“Përse Gjykata Kushtetuese e mbajti seancën me dyer të mbyllura. Transparenca është kyçe për çdo insitucion”, kanë bërë të ditur nga Ambasada amerikane

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *