Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori i Maqedonisë në Bruksel: Nuk ka të lënduar nga diplomatët e Maqedonisë, pritet informacion për qytetarët e Maqedonisë

Ambasadori i Maqedonisë në Bruksel: Nuk ka të lënduar nga diplomatët e Maqedonisë, pritet informacion për qytetarët e Maqedonisë

Nuk ka të lënduar dhe të vdekur nga diplomatët e Maqedonisë gjatë sulmeve të sotme terroriste në Aeroportin ndërkombëtar në Bruksel, si dhe në metronë belge në stacionin Malbek, kumtoi në një deklaratë për MIA-n, Andrej Lapavcov, ambasador në Misionin e përhershëm të Republikës së Maqedonisë pranë Bashkimit Evropian.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Lapavcov konfirmoi se ambasada e Maqedonisë dhe Misioni i përhershëm pranë BE-së sot vazhdojnë me punë edhe krahas restrikcioneve në rajonin evropian në Bruksel ku në qindra metra nga përfaqësia diplomatike e Maqedonisë u krye sulmi me bombë në metro.

Megjithatë, për informacionin nëse ka të vdekur ose të lënduar nga shtetasit e Maqedonisë në sulmin terrorist, ambasadori Lapavcov, theksoi se pritet informacion zyrtar nga organet e Mbretërisë belge.

“Të gjithë diplomatët e Maqedonisë janë të sigurt dhe nuk ka të lënduar as të vdekur. Përfaqësitë tona diplomatike vazhdojnë me punën e rregullt, ndërsa nga organet zyrtare belge presim informacion për atë nëse midis të lënduarve dhe viktimave ka qytetarë të Maqedonisë”, deklaroi ambasadori i Maqedonisë Andrej Lapavcov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *