Home / Kryesoret / Analistët për Zhurnal: Nëse Veseli paska qenë penguesi i bashkëpunimit të opozitës, atëherë opozita kurrë mos u bashkoftë

Analistët për Zhurnal: Nëse Veseli paska qenë penguesi i bashkëpunimit të opozitës, atëherë opozita kurrë mos u bashkoftë

Rilindja Demokratike Kombëtare përmes ngjarjeve të fundit brendapartiake ka shuar kërshërinë e opinionit të gjërë.

Të gjithë po pyesin se ç`po ndodh në RDK, pse kjo përçarje në një kohë kur RDK-ja si dhe edhe të gjitha partitë tjera politike në Maqedoni po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë caktuar të mbahen me 5 qershor të këtij viti.

Mevaip Abdiu, pronari i TV Koha si dhe analist në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ai konsideron se RDK-ja dikur identifikohej me ish kryetarin e saj, Rufi Osmani. Ndërsa, kryetari aktual, Vesel Memedi, nuk arriti që të instalohet në parti si lider i vërtet.

“Rilindja Demokratike shqiptare është një parti politike që identifikohet me ish kryetarin Rufi Osmani. Edhe pse u nominua nga vet Rufi Osmani, kryetari aktual Vesel Memedi, nuk arriti të krijojë një politikë vetanake dhe të instalohet në parti si lider i vërtetë, por ,me apo pa vetëdie iu nënshtrua partisë së Zijadin Selës LR-PDSH.”, deklaroi Abdiu për Zhurnal.

Abdiu vlerëson se edhe bashkimi i RDK-së në Aleancën për Shqiptarët nuk është se i sjell ndonjë benificion të madh RDK-së, pasi që Aleanca për Shqiptarët më shumë aludon dhe identifikohet me Zijadin Selën sesa me RDK-në.

“Aleanca për shqiptarët më shumë të aludon tek Zijadin Sela dhe shumë me pak tek RDK-ja. Në momentin kur ne Maqedoni ka zhvillime politike serioze në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ky koalicion një muaj rresht aktivitetin politik e zhvendosi në diasporë, duke takuar shqiptarët atje. “, tha Abdiu për Zhurnal.

Sipas Abdiut, u nxit një pakënaqësi e madhe me mbylljen e dyerve të partive tjera opozitare në suaza të Aleancës për Shqiptare. Kjo gjë si duket, e bëri edhe Rufi Osmanin të reagoj.

“Aleanca për shqiptarët sikur ua mbylli dyert partive të tjera opozitare dhe publikisht deklaruan se nuk do të bëjnë koalicion me partinë politike Besa.

E gjithë kjo nxiti pakënaqësi në radhët e anëtarëve të kësaj partie, duke i dhënë shkas edhe ish kryetarit Rufi Osmani që të reagojë.

Pra unë mendoj se përçarja e RDK-së dhe shkarkimi eventual i kryetarit aktual Vesel Memedi nuk gëzon drejtpërsëdrejti ndonjë subjekt politik shqiptar, por jep shpresë për një koalicion më të gjerë opozitar në Maqedoni”, përfundoi Abdiu për Zhurnal.

Analisti Nebi Mërseli, njohës i rrethanave politike në Maqedoni, thotë se ngjarjet rreth kryetarit të RDK-së më shumë gjasojnë në përpjekje të individëve brenda këtij subjekti me rol minor për t’u rreshtuar në pool-position në zgjedhjet e ardhshme, dhe nëse Veseli paska qenë penguesi I bashkëpunimit të opozitës, atëherë opozita kurrë mos u bashkoftë

“Nëse Veseli paska qenë penguesi I bashkëpunimit të opozitës, atëherë opozita kurrë mos u bashkoftë! Krejt ngjarjet rreth kryetarit të RDK-së më shumë gjasojnë në përpjekje të individëve Brenda këtij subjekti me rol minor për t’u rreshtuar në pool-position në zgjedhjet e ardhshme. Dhe, mbase kyfarë kryetari paskësha qenë despot që nuk I përshtatshëm për një pjesë të strukturës. Thjesht, një sindrom që përcjellë në vazhdimësi partitë shqiptare, të cilat frustrimet I shfaqin Brenda vetes, në pamundësi për të treguar forcë politike karshi oponentëve. RDK është parti provinciale, si edhe të gjitha partitë tjera shqiptare. Në pamundësi për të qenë të pranishëm në qendrën politike – Shkupin, dhe mundësia e bërjes së politikës nga këtu, si dhe barrikadimi andej Grupcinit, asnjëherë nuk do të pasqyrojë forcën reaele të një partie shqiptare.

Veseli nuk kishte kapacitet të “kacafytet” me Ahmetin dhe Thacin, por edhe I mungonte karrizma dhe sharmi I një lideri. Kjo parti për shumë kohë do të jetë e robëruar nga Rufi Osmani, e ky humbi betejën me politike me narcizoidmin e tij të tepruar dhe kushtimit më shumë të vetes se sa partisë.

Tash, kush mund të përfitojë nga shkarkimi I Veselit? Me gjasë, blloku opozitar! Po qe se RDK apriori reflekton bashkëpunim me bllokun opozitar dhe përfundimisht shkojnë të përbashkët në zgjedhje RDK, LR-PDSH, BESA dhe Uniteti, atëherë justifikohet largimi I kryetarit Veseli, theksoi për Zhurnal, Analisti Nebi Mërseli.

Në anën tjetër, gazetari Mefail Ismaili në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, vlerëson se përçarjet në një parti opozitare jashtë parlamentare mund të shkojnë vetëm në interesin e partisë shqiptare në pozitë dhe asaj në opozitë.

“Përçarjet në një parti opozitare nuk mund të shkojnë në interes të asnjë partie politike në bllokun opozitar, sidomos nuk janë në interes të partive jashtë parlamentare. Pavarësisht se nga kush iniciohen përçarjet në partitë e opozitës, ato shkojnë në favor të partive në pushtet. Edhe në këtë rast, përçarjet në RDK shkojnë në interes të partisë shqiptare në pushtet BDI, por edhe në interes të partisë opozitare në Kuvend, PDSH. Kjo për shkak se të dy këto parti janë një kohë më të gjatë në skenën politike dhe mund të shfrytëzojnë mekanizmat e ndërtuara për kaq vite që të përfitojnë përçarjet në partitë në opozitë.”, deklaroi Ismaili për Zhurnal.

Ismaili vlerësoi se veprimet e kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi më së miri mund që t`i dinë vet kryesia qendrore e këtij subjekti.

“Sa i përket veprimeve të kryetarit Vesel Memedi për bashkëpunim brenda opozitës së partive shqiptare jashtë Kuvendit, atë më mirë mund ta vlerësoje vet kryesia e këtij subjekti, pasi ata kanë mundësi të ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të kryetarit të partisë dhe bartësve tjerë të pozitave partiake.”, deklaroi Ismaili për Zhurnal.

Sipas tij, ka ardhur koha që në Maqedoni, partitë politike shqiptare të mos identifikohen me liderët e tyre, por t`i jepet mundësi personave që kanë përgjegjësi shoqërore.

“Megjithatë, nëse flasim në përgjithësi për atë që po ndodh në partitë opozitare, mund të themi se ka ardhur koha kur i vjen fundi liderizmit të pavdekshëm në partitë politike, pasi që qytetarët janë vetëdijësuar se proceset e rëndësishme si në aspektin kombëtar ose në aspektet e përmirësimit të kushteve për jetesë mund t`i ecin para personat me përgjegjësi shoqërore dhe jo ata të cilët cak në jetë e kanë vetëm liderizmin, por jo edhe proceset shoqërore” përfundoi Ismaili për Zhurnal.

Ndryshe përçarjet në Rilindjen Demokratike Shqiptare mund të çojnë në shkrirrjen e anëtarësisë së saj në partitë/levizjet tjera opozitare.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *