Home / Lajme / Maqedoni / Analistet – Votuesit e vdekur, asnjëher më nuk do të votojnë

Analistet – Votuesit e vdekur, asnjëher më nuk do të votojnë

Në Maqedoni ka filluar të pastrohet lista zgjedhore e cila del si obligim nga marrëveshja e Përzhinos. Analistët janë të mendimit se këtë herë Bashkësia ndërkombëtare, SHBA-të dhe BE-ja, janë të interesauar që përfundimisht ta pastrojnë listën zgjedhore nga mijëra votues fiktiv të cilët janë manipuluar gjatë 25 viteve të fundit në Maqedoni, qoftë nga partitë maqedonase por edhe nga partitë shqiptare.

Analisti politik, Xhelal Neziri vlerëson se votuesit fiktiv nuk janë as shqiptarë por as maqedonas por janë vetëm numra të cilët i manipulojnë partitë në Maqedoni duke fituar sa më shumë deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Neziri thekson se pastrimi i listës zgjedhore duhet të bëhet përmes një skenimi të përkryer me qëllim që të eliminohen votuesit fiktiv dhe rezultati zgjedhorë të njihet nga të gjithë pjesmarrësit në zgjedhje.

“Pastrimi i listës zgjedhore është parakusht për zgjedhje të besueshme dhe demokratike. Nevojitet një skanim i tërësishëm i listës së votuesve me qëllim që të hiqen votuesit fiktivë, të cilët duket se janë keqpërdorur nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale. Tani kur faktori ndërkombëtar është i përqendruar në Maqedoni duhet besuar se pastrimi i listës do të jetë korrekt dhe pa tendenca. Nuk duhet të udhëhiqemi nga etnocentrizmi absurd dhe të themi se janë larguar më shumë votues fiktivë shqiptarë sesa maqedonas dhe anasjelltas. Votuesi fiktiv nuk ka asnjë identitet pasi është vetëm numër manipulimi dhe keqpërdorimi për interesa të ngushta partiake”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Xhelal Neziri.

Nga ana tjetër analisti politik Shpëtim Nuredini vlerëson se pastrami i listës zgjedhore është një obligim i marrë nga Bashkësia Ndërkombëtare me qëllim që në Maqedoni të funksionon shteti ligjorë, pasi vota e qytetarëve me vite është keqpërdorur dhe manipuluar nga partitë politike.

“Procesi i Kryqëzimit të të dhënave për të pastruar dhe plotësuar regjistrin e votuesve nuk është vetëm statistikë. Ky është dokumenti bazë mbi të cilin planifikohen dhe organizohen zgjedhjet, por, ç’është më me rëndësi me keqpërdorimin e tij mund të trukohen rezultatet zgjedhore dhe pikërisht trukimi i deritanishëm i rezultateve është arsyeja që po ndodh e gjithë kjo reformë në pakon e ligjeve elektorale. Si pasojë e keqpërdorimit të këtij dokumenti dikush ka fituar pushtet dhe dikush tjetër ka humbur atë. Dhe, humbës më të mëdhenj në vazhdimësi kanë qenë shqiptarët. Pala maqedonase edhe më tej do të vazhdojë përpjekjen për të trukuar epërsinë e maqedonasve krahasuar me shqiptarët, për të ruajtuar karakterin unitar të shtetit. Kjo më bën të dyshoj se edhe kësaj here nuk do të jetë kështu, prandaj pala shqiptare, përkatësisht anëtarët shqiptarë të KSHZ-së do të duhet të koncentrohen pikërisht në ato pika të metodoligjisë përmes të cilave janë shtuar votues fiktive maqedonas dhe në ato pika përmes të cilave u është pamundësuar e drejta e votes qytetarëve shqiptarë, siç është pamundësimi i marrjes së shtetësisë së një numri të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë, edhepse i plotësojnë kushtet ligjore; eliminimi i gjeneratës së dytë të mërgimtarëve shqiptarë, përkatësisht fëmijëve të mërgimtarëve të cilët janë qytetarë të RM-së, por zakonisht nuk kanë as letërnjoftim dhe as pasaportë të Maqedonisë, etj”, ka deklaruar Shpëtim Nuredini duke shtuar se pastrimi i listës zgjedhore përmes kryqëzimit të të dhënave do ta përmirsoj këtë regjistër por prap nuk do ta pasqyroj realitetin në vend për derisa nuk bëhet regjistrimi i popullësisë.

“Mund të sublimoj, se pastrimi i Listës zgjedhore përmes kryqëzimit të të dhënave nga bazat e 11 institucioneve do të përmirësoj këtë regjistër, por megjithatë ai nuk do të pasqyrojë realitetin në vend. Këtë dyshim ma shton edhe mungesa e vullnetit politik për regjistrimin e popullsisë dhe rasti me zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, kur partitë maqedonase bën që “jehona” e votuesve në njësinë zgjedhore numër tre të shënoj rekord, me të vetmin qëllim që të mos e fitoj mandatin një deputet shqiptar”, ka përfunduar për Zhurnal, analisti politik, Shpëtim Nuredini.

Ndryshe, fshierja e votuesve shqiptarë mund të ndodhë për disa arsye. Njëra prej tyre është se shumë shqiptarë nga Maqedonia edhe pse janë të papunësuar dhe nuk kanë sigurim shëndetësorë, ata punojnë punë të ndryshme private, mirëpo rregullat e pastrimit të listës zgjedhore bëhet përmes kryqëzimit të informatave nga policia, fondi për sigurim shëndetësorë, enti për statistik, kadastrës dhe agjencisë për punësim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *