Home / Lajme / Maqedoni / Analisti Xhelal Neziri: RDK dëshmoi se partia nuk është e liderit por e anëtarëve

Analisti Xhelal Neziri: RDK dëshmoi se partia nuk është e liderit por e anëtarëve

Analisti Xhelal Neziri në Facebook profilin e tij, ka komentuarpërplasjet e fundit në RDK, duke thënë se RDK-ja shfaqi një demokraci të brendshme që duhet marrë si shembull.

Ai mes tjerash thotë se kjo që ndodhi në RDK dëshmon edhe një herë se partia nuk është e liderit por e anëtarëve.

“Edhe pse përçahet në momentin më pak të përshtatshëm, RDK megjithatë shfaq një demokraci të brendshme që duhet marrë si shembull. RDK ka bindur opinionin se partia është e anëtarëve, e jo e liderit apo një klani të ngushtë interesi.

Nëse shumica e kuvendarëve kanë vendosur të zgjedhin kryetar të ri, ky vendim duhet respektuar nga të gjithë – përfshirë edhe ish-kryetarin Vesel Memedi.

Memedi e gjallëroi partinë, por nuk arriti të imponohet si lider që do të jetë inkluziv, fleksibil dhe autoritativ përballë kryesisë, kuvendit dhe anëtarësisë partiake” ka shkruan Analisti Neziri

Ndryshe ditë më parë kryesia qendërore e RDK-së shkarkoi ish kryetarin Vesel Memedin dhe emëroi Fadil Zendelin ku Memedi nuk e njeh këtë kryesi e cila e shkarkoi ku sipas tij nuk është legjitime.
ScreenShot2016-03-16at11.20.12

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *