Home / Sport / Anderlechtit i largohet një lojtar pas sulmeve terroriste (Foto)

Anderlechtit i largohet një lojtar pas sulmeve terroriste (Foto)

Matias Suarez ka paralajmëruar se do të largohet nga Anderlechti pas sulmeve terroriste në Bruksel

Sulmet terroriste në Bruksel kanë prekur edhe botën e futbollit. Sulmuesi i Anderlecht, Matias Suarez ka paralajmëruar largimin nga skuadra mbretërore për arsye sigurie, pas sulmeve terroriste.

“Në momentin e shpërthimit nuk ndodhesha në shtëpi, ishe duke shkuar në stërvitje si cdo ditë dhe në radio dëgjoj se kishte ndodhur një shpërthim. Ishte një moment i frikshëm. Tentova menjëherë të telefonoja familjen time, isha shumë i shqetësuar për ta, por fatmirësisht atyre nuk u kishte ndodhur asgjë”, ka deklaruar ai.

“Pas atentatit të ndodhur në Paris, situata ka ndryshuar shumë. Nëpër qendra tregtare sheh një numër më të vogël personash. Në Bruksel ka shumë lagje që janë të mbushura më xhihadist dhe isha i sigurt se një diçka e tillë do të ndodhte. Kam diskutuar me bashkëshorten time dhe me agjentin tim dhe kemi vendosur që në Qershor të largohem nga Anderlecht. E adhuroj Belgjikën, por për arsye sigurie do të largohem nga skuadra”, ka theksuar argjentinasi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *