Home / Lajme / Maqedoni / Anketa e delegacionit të BE-së: 61% e qytetarëve nuk dëshirojnë të dëgjojnë për politikë

Anketa e delegacionit të BE-së: 61% e qytetarëve nuk dëshirojnë të dëgjojnë për politikë

Anketa e fundit e delegacionit të BE-së në Shkup po shqetson opinionin në Maqedoni për shkak të rezultateve tronditëse.

Plotë 61% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të flasin për politikë. Kjo shifër është alarmante dhe ka ndezuar alarmin se në Maqedoni qytetarët e vendit janë të dëshpëruar nga politikat destruktive, populiste dhe nacionaliste të cilët qytetarët i kanë bërë të varfër dhe pa perspektivë, andaj të rinjtë shpresën e vetme e kanë që të ikin në ndonjë shtet të Evropës dhe në Amerikë.

Anketën e fundit e ka publikuar Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav në një takim të organizuar në qytetin e Velesit. Sipas Ambasadorit Orav bëhet fjalë për një anketë interne ku dy të tretat e të anketuarve në Maqedoni nuk dëshirojnë të flasin për politikë.

“Kjo anketë e mendimit publik është përgatitur nga delegacioni i BE-së në Shkup. Gjatë mëngjesit të sotëm i fituam këto të dhëna dhe me të vërtetë ka informata tepër të rëndësishme, pasi 61% e të anketuarve nuk dëshirojnë të flasin për çështjet që kanë lidhje me politikën, ose flasin se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Mirëpo në pyetjet të cilët kanë të bëjnë me tema të tjera, përveç politikës, të anketuarit u janë përgjigjur pyetjeve. Duhet që të gjithë të analizojmë se prej nga vjen kjo shifër prej 61% e personave të cilët nuk dëshirojnë të flasin për politikë”, ka theksuar mes tjerash Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *