Home / Lajme / Maqedoni / Anketuesit nga KSHZ-ja prej sot e fillojn kontrollin në terren, gurbetçarët shqitar mund të fshihen

Anketuesit nga KSHZ-ja prej sot e fillojn kontrollin në terren, gurbetçarët shqitar mund të fshihen

Mbi 100 mijë votues në Maqedoni janë të kontestueshëm dhe gjatë kontrollit në terren do të vendoset se këta votues do të mbeten apo të fshihen nga lista zgjedhore.

Për 330.000 votues dhe adresa që dolën si jo ekzistuese, në periudhën e ardhshme do të ketë kontroll në terren ose administrativ.

Nga KSHZ-ja sqaruan se për të dhënat që nuk janë vërtetuar gjatë kontrollit të kryqëzuar ekziston një shkallë e caktuar e dyshimit, si për shembull, në bazë të më shumë banorëve në një adresë ose dhënies së nënshtetësisë ose marrjes së letërnjoftimit.

Anketuesit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor prej sot nisin me kontrollin në terren të 89.383 votuesve të dyshuar në Listën Zgjedhore, ndërsa deri me 3 prill këto kontrolle duhet që të janë gati.

Ndryshe, rreth 1.5 milion votuesve në Maqedoni iu është vërtetuar e drejta e votës, gjatë kontrollit të kryqëzuar të bazës së të dhënave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *