Home / Kryesoret / Anulohet debati për raportin e Janevës

Anulohet debati për raportin e Janevës

Raporti i prokurores speciale nuk u diskutua në komisioni parlamentar të sistemit politik meqë deputet e VMRO-së kërkuan të jetë e pranishme edhe Katica Janeva. Ata thanë se çdo ikje nga përballja me Kuvendit është ikje nga vetvetja. Rregullorja e Kuvendit nuk parasheh që gjatë debatit për raportin e saj të jetë e pranishme edhe Janeva. Sipas deputetëve të LSDM-së, pamundësimi i punës së komisionit është edhe një dëshmi për frikën që e ka kapluar Gruevskin që të përballet me përgjegjësinë e krimeve të bëra.

“Parashtruesi i këtij Raporti që ne duhet ta shohim, për fat të keq nuk është i pranishëm. Konstatoj se nuk ka kushte që Komisioni të filloj me punë. Për këtë arsyeje pres të vijë parashtruesi i Raportit dhe po e caktoj seancën e Komisionit për nesër në orën 11”, deklaroi Vlatko Gjorçev, Kryetar i komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie të komuniteteve.

Kështu kryetari i Komisionit parlamentar Vlatko Gjorçev nuk lejoi të fillojë seanca në të cilën duhej të shqyrtohej raporti gjashtë mujor i punës së prokurorisë speciale. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, me Raportin në duar u paraqit në seancë, por insistoi para tyre të paraqitet edhe Katica Janeva. VMRO-DPMNE mungesën e Janevës e interpreton si mos respektim i Kushtetutës dhe ligjeve.

“Nuk ka arsyeje që të frikohet dhe të mos vijë në Kuvend, nëse të gjitha procedurat e saja janë ligjore dhe bazohen në fakte dhe dëshmi. Ikja nga Kuvendi i Maqedonisë është ikje nga vetja dhe nga obligimi për të dorëzuar Raportin”, tha Vlatko Gjorçev.

Për LSDM-në pjesëmarrja e VMRO-DPMNE-së është dëshmi për frikën e ish kryeministrit Nikola Gruevski që të ballafaqohet me përgjegjësinë për krimet në regjistrimet që janë pjesë e Raportit dhe mënyrë për ti bërë obstruksion punës së Janevës. Sipas opozitës, është e qartë se VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të debatoj për Raportin dhe do ta injoroj, sikur edhe të gjitha raportet e më hershme nga Prokuroria publike republikane e Marko Zvërlevskit.

“Është e qartë se VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të debatoj për Raportin e Prokurorisë Speciale. Dëshmi për këtë është praktika e deritanishme e VMRO-DPMNE-së sipas të cilës Raportet nga Prokurorët publik asnjëherë nuk janë shqyrtuar vitet e kaluar”, u shpreh Renata Treneska – Deskovska, deputete e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *