Home / Lajme / Maqedoni / Arben Taravari: Jemi bashkë, jemi në prag të fitores!

Arben Taravari: Jemi bashkë, jemi në prag të fitores!

Sekretari i i përgjithshëm Arben Taravari, ka komentuar ngajret e fundit sa i përket përçarjes brenda RDK-së dhe prishjes së Aleancës Shqiptare .

Ja postimi i tij i plotë

Ndjehem aq sa i detyruar po aq edhe i lumtur të deklaroj se asnjë ngjarje e mundshme e ndodhur deri tash, nuk ka luhatur pozicion progresiv që partia jonë ka në këto kohë të shënuara për Kombin tonë!
Ato që janë interpretuar si drama politike, vijnë nga vizioni i prapambetur politik që disa njerëz kanë, kurse për ne kanë qënë provë demokratike e një fryme të re politike, për të cilën kemi kaq shumë nevojë!
Çdo njeri sot ka mundësi të thotë të tijën të paktën virtualiasht, ca me emrat e tyre, e ca me emra të sajuar nga frika, por pozitivja është që personalitete të rëndësishme historike si Faik Konica, Fan Noli, Naim Frashëri apo Gjergj Fishta janë bërë shumë më të njohur për të gjithë, pikërisht nga rrjetet sociale!
Lumnisht si do thoshte Fishta me gegnishten e tij, dhe fatmirësisht për Konicën që po të ishte gjallë do shikonte për herë të parë një ëndërr të lulëzuar, ne, shqiptarët e Maqedonisë, po bëhemi të parët që po bashkohemi! Si po shikoni, pavarsisht se çfarë ndodhë, pavarsisht se e keqja e përçarjes ngre kokë herë pas here, ne jemi bashkë në mënyrë kategorike!
Ne po kthjellohemi dhe shohim pastër! Po ikën koha që Fshati Digjej e Lavirja Krihej! Maqedonasi nuk mund të na defokusojnë më nga problemi i vërtetë, duke na vënë të zihemi me njeri-tjetrin se gjoja ne qënkemi të Këqinjtë!JO! Ne jemi të Mirë, madje shumë të Mirë, po varfëria financiare dhe makutëria ku na kanë zhytyr maqedonasit na bën që të kalojmë në Huti dramatike që vlen si subjekt për filma gjenocidi!
Shqiptarët i kanë të gjitha të Mirat dhe Shqiptarët janë Bashkë dhe Pikë!
As duhet më me pyet nëse do bashkohemi me këtë apo atë subjet! Është pyetje pa Sens! Pa logjikë objektive! Sepse ne jemi të bashkuar! Nuk duhet të biem në kurthin e deri-djeshëm: jo topi është i imi/jo se është i imi!
E para nuk duhet të luftojmë për topin, po për fushën që është e Jona dhe po na trajtojnë si tifozë të dënuar, dhe për më tepër Kombi nuk është top!
Familja nuk është top!
Fëmijët nuk janë top!
Çdo ditë, çdo orë, minutë, sekondë e nanosekondë duhet të shpenzohet kundër Armiqëve të Vërtetë: PUSHTETIT!
Çdo kush që ka këtë qëllim, është me ne dhe ne jemi me ta!
Për të gjithë vëllezrit edhe motrat e mija shqiptare, kudo ata janë, në cilën do parti qofshin, mjafton që të doni të Mirën e shqiptarëve, dhe jemi Bashkë!
Mjaft me ndarje dhe paragjykime për njeri-tjetrin! Në fillim heqim të keqen e Madhe! Jemi në prag të fitores! Një hap na ndan! Po vjen dita e Drejtësisë, dita e Shqiptarëve!

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *