Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet në Serbi ish kreu i doganave të Maqedonisë

Arrestohet në Serbi ish kreu i doganave të Maqedonisë

Ish drejtori i Doganave të Maqedonisë, Dragan Daravellski është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga policia në Serbi, shkruan Plusinfo.

Daravellski kërkohen nga shteti maqedonas me një fletëarrest ndërkombëtar. Nga Ministria e Punëve të Brendshme as nuk e konfirmojnë, e as nuk e demantojnë lajmin, ndërsa në Gjykatën Themelore Shkup 1 vlerësojnë se janë duke e kontrolluar dosjen e Darravellskit.

Darravellski është nga gjykatat në Shkup për shkak se gjatë viteve 1999-2002, kur ishte drejtor i Doganave të Maqedonisë, ka keqpërdorur mbi 2.5 milion euro. Hetimet kundër tij nisën menjëherë pas ndërrimit të pushtetit në vitin 2002.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *