Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet një diler i heroinës në Gostivar

Arrestohet një diler i heroinës në Gostivar

Një qytetar tridhjetëvjeçar nga Gostivari është arrestuar sot për dyshimin se në mënyrë të paautorizuar ka shitur dhe poseduar narkotikë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij policia ka gjetur dhjetë paketime me heroinë.

“Nëpunësit e policisë dje paradite kanë kryer bastisje me urdhër gjyqësor në banesën e N.D. (30), në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar. Gjatë bastisjes, në njërën prej dhomave janë gjetur 10 paketime me heroinë. Në banesë ka qenë edhe H.U. (41) i cili bashkë me N.D. është arrestuar në stacionin policor Gostivar, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Sasia e gjetur e heroinës, 27 mijë denarë në banknota të ndryshme dhe një telefon celular, me vërtetim janë marrë.

Gjatë ditës, të dy me padinë për “prodhimin e paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” do të nxirren para gjykatës me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar.heroine

Gjithashtu lexo

Kur ta kuptoni se çfarë mund të bëni me llumin e kafes, kurrë më nuk do ta derdhni asnjë gram

Të gjithë më së shumti dëshirojmë ta fillojmë ditën me kafen e mëngjesit. Llumi i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *