Home / Lajme / Maqedoni / Asani: Nuk e kam rrahur Todor Petrovin

Asani: Nuk e kam rrahur Todor Petrovin

Kryetari i degës së BDI në Çair, Bekir Asani ka thënë se nuk e ka rrahur kryetarin e Kongresit Botëror Maqedonas dhe iniciuesin e vendosjes së kryqit në Butel, Todor Petrov. “Nuk është e vërtetë se e kam rrahur Todor Petrovin”, ka thënë për “Dnevnik”, Bekir Asani.

I pyetur se policia ka hapur procedurë hetimi dhe ndër të dyshuarit është ai, Asani ka thënë se “këtu jam”. Ai mbrëmë këtë e theksoi në Reçicë të Tetovës ku po mbahej mbledhja e kryesisë së BDI-së. Petrov ka akuzuar publikisht se ishte sulmuar të shtunën nga Asani dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie, ndërsa sipas tij, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *