Home / Lajme / Botë / Autoritetet amerikane nuk mund të detyrojnë Apple të zhbllokojë telefonin e “sulmuesit”

Autoritetet amerikane nuk mund të detyrojnë Apple të zhbllokojë telefonin e “sulmuesit”

Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk mund ta detyrojë kompaninë Apple që të ndihmojë FBI-në për të zhbllokuar pajisjen iPhone që i përkiste njërit prej sulmueseve në San Bernardino, konfirmojnë zyrtarët amerikanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Apple më herët ka nisur procedurë ligjore, pasi ndaj kompanisë ishte bërë presion që të ndihmojë për hetimin e rastit në fjalë duke zhbllokuar iPhone-n e njërit prej sulmueseve. Nga kjo kompani kanë thënë se zhbllokimi i kodeve do të “ishte veprim shumë i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme” për kompaninë. Një masë e tillë, siç theksuan, do të kërcënonte sigurinë e miliona përdoruesve të iPhone në mbarë botën.

Telefoni i cili nuk mund të hapin hetuesit e FBI-së i takon Sayed Farook, i cili së bashku me gruan e tij në dhjetor të vitit të kaluar në San Bernardino, në një sulm të armatosur vranë 14 persona.

“Sjell përfundimin se asnjë nga faktorët në këtë rast nuk justifikon urdhrat ndaj kompanisë që të ndihmojë në hetimin kundër vullnetit të saj”, tha gjykatësi James Orenstein në vendimin e tij.

Telefoni ende është në proces të analizimit, por nuk mund të hapet për shkak se është i mbrojtur nga kodet që ofron softueri i kompanisë Apple.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *