Home / Kryesoret / Avokati i Zaevit po e mbron edhe grupin e Caushit

Avokati i Zaevit po e mbron edhe grupin e Caushit

Avokati i liderit të opozitës, Zoran Zaev dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës të LSDM-së, Mirosllav Vujiq është avokat edhe i të dyshuarit të parë në ‘Fabrikën për afera’, Zahir Bekiri dhe para gjykatave të Maqedonisë po e mbron atë dhe grupin e tij, transmeton TetovaSot.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, dje u krye kontroll në shtatë lokacione në Shkup, edhe atë tek Zahir Bekiri në Idrizovë në koordinim me Drejtorinë e kryerjes së dënimeve, tek I.B. ( vëlla i të dyshuarit të parë), O.B.( vëlla i të dyshuarit të parë) dhe Z.A.( motër e të dyshuarit të parë),B.A.,A.I,T.R.,D.M.,A.G., dhe V.N.

Pas aksionit, menjëherë reagoi avokati i Caushit dhe grupit të tij, Mirosllav Vujic, i cili njëherit është edhe avokat i liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev. Në një deklaratë për Telma, avokati i Zaevit dhe Caushit theksoi se ky është vazhdim i asaj që i quajt si cirk që u krijua rreth Caushit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *