Home / Lajme / Botë / Aylan Kurdi, dy sirianë dënohen me 4 vjet burg për vdekjen e foshnjes, që tronditi botën

Aylan Kurdi, dy sirianë dënohen me 4 vjet burg për vdekjen e foshnjes, që tronditi botën

Një gjykatë turke ka dënuar dy sirianë me katër vjet burg për vdekjen e tre-vjeçarit Aylan Kurdi. Lajmin e dhanë mediat shtetërore.

Muwafa Alabash dhe Asem Alfrad janë dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, por janë çliruar nga akuza se e shkaktuan vdekjen me qëllim.

Ata u nxorën para gjyqit si shkaktarë të vdekjes së pesë personave, përfshirë Aylan-in e vogël, trupi i të cilit u gjend në një plazh në Turqi vitin e kaluar.

Aylan ndodhej në një varkë bashkë me babanë e tij, mamanë dhe vëllanë Galip, të nisur nga Bodrumi i Turqisë drejt ishullit Kos të Greqisë kur barka e tyre u përmbys.

Imazhi i djalit të vogël shtrirë në breg, me faqen mbështetur në rënë, ngjalli një pikëllim dhe reagim të fuqishëm për krizën e refugjatëve.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *