Home / Kryesoret / Banorët e Butelit sot protestojnë për Kryqin para MPB-së

Banorët e Butelit sot protestojnë për Kryqin para MPB-së

Banorët e komunës Butel për sot po përgatisin një protestë të re që duhet mbajtur si protesta e djeshme, para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Po vazhdojnë që të protestojnë, pasi që, ashtu si thuan, MPB-ja nuk është përgjigjur ndaj thirrjes së tyre që me polici të sigurohet vendi ku duhet ndërtuar kryqi për të pasur mundësi për të vazhduar punët ndërtimore, transmeton zhurnal.mk
Nga MPB nuk po tregojnë se pse nuk po e sigurojnë terrenin e as nëse dhe kur do të ngrisin padi penale kundër personave të cilët të ënjtën e djegën njërën prej palmave në Butel dhe i demoluan themelet e kryqit.
Nga sektori për informim në MPB thuan se me informacione konkrete do të dalin në opinion gjatë ditës.
Ndërtimi i kryqit për momentin është ndërprerë. Nga VMRO-DPMNE-ja i demantuan informacionet se kanë marrëveshje me BDI-në që në vend të kryqit të vendoset ndonjë simbol tjetër. Nga BDI-ja, thuan se ka marrëveshje, por nuk sqarojnë se çfarë përmban ajo.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *