Home / Kryesoret / Barcelona thyen një rekord të vjetër 27 vite
SARAJEVË (AA) – Barcelona të enjten mbrëma në kuadër të Premier Ligës si mysafir mposhti Rayo Vallecano me rezultat bindës prej 5:1 dhe në këtë mënyrë theu rekordin spanjoll të vjetër 27 vjet. Me këtë fitore Barça shënoi madje 35 ndeshje me radhë pa humbje në të gjitha garat. ( Burak Akbulut - Anadolu Ajansı )

Barcelona thyen një rekord të vjetër 27 vite

Barcelona të enjten mbrëma në kuadër të Premier Ligës si mysafir mposhti Rayo Vallecano me rezultat bindës prej 5:1 dhe në këtë mënyrë theu rekordin spanjoll të vjetër 27 vjet. Me këtë fitore Barça shënoi madje 35 ndeshje me radhë pa humbje në të gjitha garat, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jam i kënaqur si rrjedh sezoni. Ekziston qëndrim, intensitet dhe punë e kryer. Kur Barcelona arrin të vendos një gjendje të tillë në fushë, atëherë me të vërtetë rreziku është nga minuta e parë dhe është vështirë për të na ndalur”, tha Luis Enrique, trajneri i “Barçës”.

Golat në fitoren bindëse kundër Rayo-s, e cila ndeshjen e përfundoi me nëntë lojtarë, i shënuan nga një Ivan Rakitiq dhe Arda Turan, ndërsa hat-trik të ri shënoi Lionel Messi.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Manhuchoa. Pas 27 ndeshjeve të zhvilluara Barcelona është e para në tabelë me 69 pikë, ndërsa e përcjell Atletico Madrid me tetë më pak. Real Madrid është i treti me 57 pikë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *