Home / Kryesoret / Basha në SHBA, takime me Kongresmenë

Basha në SHBA, takime me Kongresmenë

Ndërkohë që ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu ka marrë përsipër zgjidhjen e ngërçit për realizimin e reformës në drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur sot për një vizitë në SHBA

Sipas njoftimit të PD-së, Basha do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës dhe politikës amerikane. Në këtë vizitë ai shoqërohet nga një delegacion që ka në përbërje deputetët Gent Strazimiri, Jorida Tabaku dhe Eduart Selami si dhe kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Kreu i PR-së, Mediu njihet si një mik i mirë i amerikanëve, me vizitat e tij të herë pas hershme dhe fjalët e mbajtura në Kongresin amerikan.

Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në SHBA përkon me 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës si zbatimi i reformës së Dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi do të jenë në qendër të axhendës së kreut të opozitës në SHBA.

Gjithashtu pritet që gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë të diskutohet edhe për qëndrimet e Partisë Demokratike për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe për programin dhe alternativën qeverisëse të demokratëve.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *