Home / Lajme / Maqedoni / Bastisët shtëpia e policit M.P. në Batincë të Shkupit, Prokuroria Speciale po kërkon dëshmi për votuesit nga Pusteci

Bastisët shtëpia e policit M.P. në Batincë të Shkupit, Prokuroria Speciale po kërkon dëshmi për votuesit nga Pusteci

Polici M.P. i punësuar në stacionin policor në Qendër, sipas informacioneve të pakonfirmuara, është i dyshuar në rastin “Titanik”, shtëpia e të cilit gjendet në Batincë dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale Publike është bastisur, transmeton zhurnal.mk

Nga Prokuroria Speciale Publike përveç vërtetimit se është realizuar një aksion policor, ende nuk ka informacione zyrtare nëse është gjetur diçka dhe a ka ndonjë person të prangosur.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për aksionin për mbledhjen e dëshmive materiale dhe se nuk ka persona të prangosur.

M.P. përndryshe, ishte njëri prej të dyshuarve në “Titanik” për të cilin Prokuroria Speciale Publike kërkoi që të realizohet masa e paraburgimit, por gjykata e refuzoi kërkesën, ndërsa negativ ishte edhe vendimi i Këshillit Penal pas ankesës së prokurorëve nga ekipi i Katica Janeva, transmeton zhurnal.mk

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *