Home / Kryesoret / BDI protestë kundër kryqit në Butel

BDI protestë kundër kryqit në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në orën 17.00, para Komunës së Butelit, do të zhvillojë protestë paqësore për ta kundërshtuar vendosjen e kryqit 56 metra të lartë në këtë komunë.

Vendimi për mbajtjen e protesës u mor mbrëm në selin e BDI-së në Shkup.
“Sonte në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup, drejuesit e të gjitha degëve të kryeqytetit të Dardanisë, bashkë me anëtarët e Kryesisë Qëndrore të BDI-së, demonstruan unitet dhe përkushtim të përbashkët për të kundërshtuar keqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike dhe partiake.

Andaj, ne të gjithë bashkarisht, ftojmë të gjitha mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët që ta kundërshtojmë njëzëri proektin përçarës dhe nxitës në Komunën e Butelit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ndërkohë që në ora 10 do të ketë konferenc për shtyp para Komunës së Butelit ku do dhe do e paralajmëron protestën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *