Home / Kryesoret / BDI shpalos programin për zgjedhjet e ardhshme

BDI shpalos programin për zgjedhjet e ardhshme

Me moton “Bashkë Hartojmë Platforma 2020” sapo ka nisur grupi i punësi Bashkimit Demokratik për Integrim për të zbardhur platformën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen me 5 qershor të këtij viti, raporton TetovaSot.

Bekim Neziri u shpreh se në muajin e ardhshëm i cili do të jetë edhe muaj më i nxehtë do të jete edhe programi final i cili do të kalojë në kryesinë qëndrore.

“Muaji i ardhëm do të jetë muaj më i nxehtë, aty do të paraqitet edhe programi final i cili do të kaloje në kryesinë qendrore të partisë. Ne jemi të përgatitur për të garuar me një program në zgjedhjet e 5 qershorit”, deklaroi Neziri.

Përndryshe në ciklet e fundit zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim i ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare arriti që të marr 153.000 vota.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *