Home / Kryesoret / BDI:Vendimi për kryqin i fshehtë

BDI:Vendimi për kryqin i fshehtë

Kryesia Qendrore e BDI-së, mbrëmë ka mbajtur mbledhje ku u shqyrtua gjendja aktuale dhe politike në vend, me fokus te veçantë zhvillimet e ditëve të fundit.Kryesia Qendrore e BDI-së edhe njëherë e përshëndeti konsenzusin e arritur për datën e zgjedhjeve, dhe veçanërisht rolin pozitiv të komunitetit ndërkombëtar. BDI kishte rol kyç në arritjen e këtij konsenzusi, thuhet në komunikatën e sotme për shtyp.“Kryesia Qendrroe e BDI-së dënon vendimin joligjor dhe provokativ të Këshillit të Komunës Butel të Shkupit, për vendosjen e kryqit në hapësira publike në komuna multietnike dhe multifetare.Një vendim i tillë “i fshehtë” do t’i prishë marrëdheniet ndërfetare, me potencial të lartë për të krijuar konflikt permanent mes qytetarëve.Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate, BDI formoi një komision të cilin do ta koordinojë nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti. Ky komision do t’i takojë të gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare për të spjeguar rrezikun nga vendimet e tilla aventureske; do të ndërmerr të gjitha masat juridike për ta shfuqizuar vendimin joligjor; dhe, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar prishjen e raporteve ndëretnike dhe ndërfetare përmes provokimeve të tilla të ulëta, për të cilat jemi të sigurt se nuk do të mund të kenë sukses”, thuhet në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *