Home / Kryesoret / Bejta nga Graci i Austrisë: Kryetari i mirë duhet të qëndrojë afër qytetarëve

Bejta nga Graci i Austrisë: Kryetari i mirë duhet të qëndrojë afër qytetarëve

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta mbajti fjalim në simpoziumin e kryetarëve të komunave – Lidershipi transformues në Evropën Juglindore që mbahet në Graz të Austrisë që po organizohet nga Instituti i Bankës Botërore.

Tema e diskutimit ishte “Menaxhimi ne raste krizash dhe katastrofat natyrore”.

Gjatë fjalimit, kryetari Nevzat Bejta vuri në dukje që faktori njeri ka përgjegjësi dhe paraqitet si përgjegjës direkt për thuajse çdo katastrofë (luftë) ndaj njerëzimit.

Shembull konkret kryetari Nevzat Bejta përmendi luftën në Siri dhe se si një politikan i papërgjegjshëm mund t’i sjelle dem popullit dhe shtetit të vet. Si pasoj, tha kryetari Nevzat Bejta,  sot kemi gjithë këta viktima në njerëz dhe refugjatë nga ky vend.

Sa i përket krizës së refugjatëve, kryetari Bejta theksoi që ne të gjithë duhet te solidarizohemi  dhe t’i ndihmojmë ata në forma të ndryshme.

Me këtë rast, kryetari i komunës Nevzat Bejta shpalosi idenë e tij se si një kryetar komune duhet të sillet dhe të menaxhojë në kohe krize dhe katastrofe natyrore.

Kryetari i mirë, tha ai, duhet të qëndrojë gjithnjë afër qytetareve si në kohë krize apo katastrofe natyrore, ashtu edhe në periudha të zakonshme.

Sivjet, simpoziumi po mbahet me temë: “Bashkëqeverisje për zhvillimin urban gjithëpërfshirës në Evropën Juglindore”.  Folës në Simpozium janë kryetarët transformues nga qytete Evropiane të cilët kanë aplikuar  reforma të suksesshme që shërbejnë si praktika të mira, të zbatueshme në Evropën Juglindore.

Në simpozium po marrin pjesë 150 kryetar komunash nga e gjithë Evropa Juglindore, ndërsa nga Maqedonia marrin pjesë tre kryetar komunash. Kryetari Bejta është kryetari i vetëm shqiptar nga Maqedonia. Nga Shqipëria po marrin pjesë shtatë dhe nga Kosova katër drejtues të qeverisjeve lokale.

Në delegacionin nga Komuna e Gostivarit, ndodhet edhe udhëheqësi i  Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, Pajtim Saiti. Simpoziumi zhvillon punimet nga data 29 Shkurt deri 1 Mars – 2016.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *