Home / Kryesoret / Beograd, një burrë kreu vetëvrasje në ëmbëltoren e ish ministrit serb Petkoviç
BEOGRAD (AA) - Sot rreth orës 12.30 pasdite, në qendër të Beogradit, në një ëmbëltore që dikur ishte në pronësi të ish ministrit Bratislav Petkoviç, një burrë i paidentifikuar aktivizoi bombën. ( Talha Öztürk - Anadolu Agency )

Beograd, një burrë kreu vetëvrasje në ëmbëltoren e ish ministrit serb Petkoviç

Sot rreth orës 12.30 pasdite, në qendër të Beogradit, në një ëmbëltore që dikur ishte në pronësi të ish ministrit Bratislav Petkoviç, një burrë i paidentifikuar aktivizoi bombën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Burri i paidentifikuar hyri në ëmbëltore dhe aktivizoi bombën e dorës në ora 12:38. Në vendngjarje janë ekipet e emergjencës dhe policisë. Nga shpërthimi i bombës, nuk ka të lënduar të tjerë”, thuhet në deklaratën e Minstrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ish ministri i kulturës dhe këshilltar i kryeministrit për kulturën, aktualisht kryetar i Muzeut të Shkencës dhe Teknologjisë Bratislav Petkoviç, jeton në një ndërtesë aty pranë.

Trafiku në rrugën afër udhëkryqit pranë ëmbëltores është bllokuar.

Sipas raporteve të medias, burri ka hyrë në ëmbëltore dhe ka treguar bombën. Më pas i ka nxjerrë të gjithë jasht dhe ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Xhamat e dyqanit nuk u thyen nga shpërthimi, por sipas informacioneve jozyrtare mësohet se burri u shtri mbi bombën para shpërthimit.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *