Home / Lajme / Maqedoni / Bërtasin deputetët e LSDM-së: Kreu i VMRO-DPMNE-së nuk do t`i shpëtoje burgut

Bërtasin deputetët e LSDM-së: Kreu i VMRO-DPMNE-së nuk do t`i shpëtoje burgut

Seanca e sotme e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive ku duhej diskutuar për ndryshimet në Ligjin për procedurë penale, dy herë u shty për shkak të reagimeve të ashpra të LSDM-së.

Ndryshimet e Ligjit për procedurë penale u propozuan nga partitë në pushtet me procedurë të shkurtuar, ndërsa në seancën e sotme nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i qeverisë.

Vërejtjet procedurale u pamundësuan nga thirrja e fuqishme e deputetëve të LSDM-së të cilët e kundërshtuan sjelljen e këtij Ligji, për të cilin thuan se duhet që ta shpëtoje kreun e VMRO-DPMNE-së nga burgu.

Rreth këtij ligji ka 67 amandamente, por deri më tani asnjëri nuk është shqyrtuar.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *