Home / Lajme / Maqedoni / “Besa”: Haraçina po mbytet nga mbeturinat (Video+foto)

“Besa”: Haraçina po mbytet nga mbeturinat (Video+foto)

Qytetarët e Komunës së Haraçinës, përpos mungesës të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, po ballafaqohen edhe me menaxhimin e mbeturinave, që janë kushti elementar për mirëmbajtjen e higjienës. Kështu kanë reaguar nga Lëvizja BESA dega e Haraçinës, të cilët thonë se shtëpitë e qytetarëve në këtë komunë tashmë po shndërrohen në deponi, ngase mbeturinat nuk mblidhen nga askush prej më shumë se 6 muaj.

“Në këtë gjendje alarmante Komuna e Haraçinës, e cila numëron mbi 3.000 shtëpi dhe ka mbi 15.000 banorë, qëndron para një katastrofe ekologjike, ku brenda ditës në këtë komunë prodhohen mbi 15 tonë mbeturina, duke llogaritur 5 kg në çdo shtëpi. Meqë nuk ka askush që kujdeset për këto mbeturina, një pjesë e tyre hidhet në mënyrë të pakontrolluar në pika kritike, siç është rruga magjistralja Shkup-Kumanovë, rruga për f. Orllancë, nëpër përroska, si dhe në fushën e Haraçinës, gjë që drejtpërdrejt e rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe shkaktonin helmimin e të mbjellave. Aq më keq, një pjesë e tyre digjet në vende publike, madje edhe pranë shkollave fillore, ku nxënësit e thithin ajrin e ndotur nga djegia e tyre”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, dega e Haraçinës.

Për këtë arsye nga Lëvizja BESA – Haraçinë kërkojnë që urgjentisht të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi ekologjik dhe kjo bombë ekologjike të mënjanohet nga Komuna e Haraçinës

“Të bindur në mungesën e vullnetin dhe mungesën e vetëdijes së organeve komunale, kërkojmë nga institucionet përkatëse, siç janë Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe ajo e Mjedisit Jetësor, si dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, që urgjentisht të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi ekologjik dhe kjo bombë ekologjike të mënjanohet nga Komuna e Haraçinës. Kjo qeveri sigurisht që nuk mund të lidhë kontratë me Zotin, por jemi të sigurt se kjo qeveri ka lidhur kontratë me votuesit dhe kontrata duhet të realizohet. Në të kundërtën, ata që e shkelin kontratën, e marrin dënimin.”, thuhet më tej në reagimin e BESËS.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *