Home / Lajme / Maqedoni / Besimi u takua me ministrin për Evropë të Britanisë së Madhe, David Lidington

Besimi u takua me ministrin për Evropë të Britanisë së Madhe, David Lidington

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi sot realizoi takim me një delegacion të lartë nga Britania e Madhe, i udhëhequr nga Ministri për Evropë të Britanisë së Madhe, David Lidington.

Në shoqërim të delegacionit ishte edhe ambasadori britanik në Republikën e Maqedonisë, Çarles Garet si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme Britanike.

Siç citohet në njoftimin zyrtar, të dy palët theksuan se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe karakterizohet me dialog të hapur dhe konstruktiv dhe me bashkëpunim të thellë e të vazhdueshëm në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Theks i veçantë është vënë në mbështetjen për përpjekjet për integrim të vendit në BE në veçanti në pjesën për reforma në administratën publike, si dhe partneritet strategjik me Britaninë e Madhe me shpresë për bashkëpunimi të frytshëm në të ardhmen.

Besimi theksoi se integrimi euroatlantik mbetet një prioritet kyç strategjik për vendin tonë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Në takim u diskutua për gjendjen aktuale politike në vend si dhe gjendjen e reformave dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren në lidhje me zbatimin e Reformave urgjente prioritare.

Në lidhje me trajtimin e krizës së emigrantëve, Besimi theksoi se Maqedonia mbështet qasjen e koordinuar dhe gjithëpërfshirëse të Europës në menaxhimin e krizës me emigrantët. Në këtë drejtim zëvendëskryeministri Besimi shprehu falënderim për mbështetjen e Britanisë së Madhe për vendin tonë në trajtimin e krizës me emigrantët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *