Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Zgjedhje korrekte dhe demokratike për vazhdimin e reformave

Besimi: Zgjedhje korrekte dhe demokratike për vazhdimin e reformave

Procesi i eurointegrimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Maqedoninë dhe sipas kësaj edhe reformat që janë paraparë në ato procese. Gjendja politike në vend ka ndikim edhe mbi rrjedhën dhe cilësinë e reformave, para së gjithash, për shka se fokusi është në situatat politike në vend. Po ashtu kjo ndikon mbi kapacitetet e institucioneve të vendit, të cilat janë të rëndësishme për tërë procesin e reformave, tha zëvendëskryeministri për eurointegrime Fatmir BEsimi në intervistë për MIA-n.

“Kur flasim për reforma, këtu dua t’i vë theks asaj që reformat janë të rëndësishme për qytetarët, për të gjithë ne, për Republikën e Maqedonisë, dhe nuk janë vetëm pjesë e mbushjes së disa formularëve në Bruksel, për të cilat Brukseli do të thoshte se Maqedonia a është e përgatitur të vazhdojë me bisedimet apo jo. Por ajo janë shumë të rëndësishme për ne, që parimet demokratike të funksionojnë në vend. Përfshirë me këtë edhe zgjedhjet iu bënë pjesë e kushteve që Republika e Maqedonisë i ka në vetë procesin e reformave, respektivisht në procesin e eurointegrimeve”, tha Besimi.

Është shumë me rëndësi, tha ai, që sa më shpejtë të realizohen kërkesat urgjente për reforma me qëllim të mundemi sa më shumë të përqëndrohemi edhe në aktivitetetin ekonomik, respektivisht investimet.

“Kur e përmend këtë në kontekst të dinamikës së procesit zgjedhor, sigurisht që kam parasysh që ato duet të jenë tërësisht sipas standardeve ndërkombëtare, parimeve demokratike që i kërkon BE-ja, si dhe standardet ndërkombëtare zgjedhore për shkak se procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë, demokratik dhe gjithëpërfshirës apo të shpreh vullnetin e qytetarëve apo të zgjedhurit të kenë legjitimitet dhe legalitet të tërësishëm dhe kështu të kemi Qeveri stabile, e cila pastaj do të mund të zbatojë reforma dhe ta shpejtojë dinamikën e rritjes ekonomike të vendit”m tha Besimi.

Hyrje në BE, siç potencoi, nuk do të thotë vetëm ndryshim të ligjeve, por ky është proces i hyrjes me vlerat tona tradicionale, vlerat kulturore.

“Megjithatë, kjo do të thotë edhe vlerat evropiane të pranohen në shoqërinë tonë si normë të një shoqërie të zhvilluar demokratike”, thotë zëvendëskryminstri.

Për atë nëse do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamementare më 5 qershor, sipas vendimit të fundit i cili u miratua në Kuvend, Besimi thotë se institucionet duhet të bëjnë çmos që është në kuadër të kompetencave të tyre që zgjedhjet të mbahen dhe të vlerësohen si korrekte dhe demokratike.

“Deri më 5 qershor u dha afat shtesë dhe duhet të punohet në tejkalimin e të gjitha çështjeve ose problemeve të cilat eventualisht do të mund të paraqiten”, tha Besimi.

Lidhur me reformat në media dhe ndërprerje zyrtare të bisedimeve mes pjesëmarrësve në bisedime, Besimi thotë se do të llogaritet për proces të rëndësishëm nëse diçka mund të arrihet, të harmonizohet edhe në këtë përbërje të Kuvendit.

“Nëse diçka mund të arrihet edhe në këtë përbërje të Kuvendit, të harmonizohet do të llogaritet si progres i rëndësishëm. Por, procesi i reformave të mediave duhet të ekzistojë në vazhdimësi. Ajo është çështje e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, e cila nuk është drejtpërdrejtë e lidhur me zgjedhjet, por para së gjithash si e drejtë themelore e qytetarëve në një shoqëri demokratike. Do të thotë, ky proces nuk ka përfunduar dghe ky proces vazhdon. Ka punë të cilat janë bërë, ka mundësi edhe më shumë të bëhet, por para së gjithash, i rëndësishëm është implementimi i asaj që bëhet pjesë e ligjeve”, thotë zëvendëskryeministri.

Për bisedat me Greqinë për emrin dhe ndonjë përparimi eventual para samitit të NATO-s në Varshavë, zëvendëskryeministri theksoi se është me rëndësi që Maqedonia të jetë proaktive dhe të tregojë konstruktivitet në zgjidhjen e kësaj çështje të hapur me Greqinë.

“Nuk është e thjeshtë, por megjithatë për Maqedoninë është e rëndësishme që në këtë proces të arrijë zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë, e cila do të hap rrugën tonë për anëtarësim në NATO dhe BE. Kur them anëtarësim në NATO dhe BE e kam parasysh se çka ato nënkuptojnë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, nënkuptojnë stabilitet më të madh, perspektivë më të mirë dhe rritje më të shpejtë ekonomike dhe standard më të mirë për qytetarët. Ato janë punë për të cilat qytetarët deklarohen në vazhdimësi. Është e rëndësishme që Maqedonia në atë proces të jetë konstruktive, pasi edhe qasja jonë kundrejt kësaj çështjeje përgjatë kësaj periudhe vlerësohet nga vendet anëtare të BE-së”, thotë Besimi.

Proceset eurointegruese dhe kriza e migrantëve, sipas zëvendëskryeministrit nuk janë drejtpërdrejtë të lidhura, por me rëndësi është që Maqedonia të tregojë se është vend që i ndjek standardet p.r ndihmën e migrantëve dhe se i ndjek vendimet e Brukselit. Kjo, thotë ai, nuk është kompensim as substitut për procesin eurointegrues.

“Nëse dikush vlerëson se kjo do të jetë kompensim për proceset eurointegruese dhe agjendën reformuese që duhet ta zbatojmë ose gjendjen poliitke – jo, ato nuk janë substitute. Do të thotë lidhur me ato kritere që i përmenda – gjendjen politike, zgjedhje dhe reforma, dhe si të sillemi me krizën e migrantëve, gjithçka veçmas ka rëndësi të veten, por nuk mund të jetë substitut ose kompensim njëra për tjetrën. Maqedonia me secilën pjesë nga kjo posaçërisht vleërsohet”, tha Besimi.

Refugjatëve të cilët janë kthyer në territorin e Republikës së Maqedonisë duhet t’u definohet statusi i tyre, dhe nëse bëhet fjalë për migrantë ekonomikë, siç thotë ai, duhet të kthehen.

“Ato duhet të jenë pjesë e asaj që u ra dakord në BE në Bruksel. Përderisa funksionon ajo marrëveshje, migrantët ekonomik do të kthehen. Duhet të definohet statusi i tyre. Përderisa janë refugjatë që vinë nga konfliktet e nxehta, ato kanë status të refugjatëve dhe pranohen në BE dhe do të ndjekin atë rrugë. Por, në asnjë mënyrë nuk duhet ta harrojmë aspektin humanitar dhe faktin që refugjatët nuk janë kriminel dhe përkujdesja për ta paraqet të drejtë thelbësore njerëzore”, deklaroi Besimi.

Zëvendëskryeministri në intervistën e së premtes për MIA-n potencoi se në Ditën e BE-së, me konferencë shkencore për përvojat e MAqedonisë dhe perspektivat për integrimet tona evropiane në organizim të SÇE-së dhe ASHAM-it do të shënohet jubileu 20 vite nga marrëveshja e parë që Maqedonia e ka me BE-në dhe 20 vite nga themelimi i njësisë së parë organizatove për çështje evropiane në Qeveirnë e Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *