Home / Kryesoret / Besimi: Zgjidhje e përhershme për krizën

Besimi: Zgjidhje e përhershme për krizën

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, pas vizitës së qendrës për pritje të refugjatëve në Gjevgjeli, deklaroi se nevojitet koordinim i ngushtë mes vendeve evropiane dhe vendeve të rajonit mbi trajtimin e refugjatëve, si dhe nevojitet një ndihmë edhe për Greqinë, pasi që periudhën e fundit ky vend është më i prekur nga fluksi i refugjatëve.

Besimi theksoi se vendimet që do të merren në Samitin në Bruksel, nuk do t’i ndihmojnë vetëm Turqisë dhe korridorit ballkanik, por do t’iu ndihmojnë të gjithë vendeve të prekura nga kriza e refugjatëve. Ai shtoi se Maqedonia do të vazhdojë të veprojë sipas politikave që vijnë nga Bashkimi Evropian, me qëllim që kriza të menaxhohet në mënyrë më të drejtë.

Deklarata Fatmir Besimi

Koordinatorja e përhershme e UNDP-së në Shkup, Louisa Vinton theksoi se disktutimet në Bruksel duhet të gjejnë një zgjidhje se si t’u ndihmojnë refugjatëve që të vazhdojnë udhëtimin e tyre dhe jo të mbyllen kufijtë, pasi që sipas saj, mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje, sepse refugjatët nuk do të ndalen deri sa të arrijnë në destinacionin e fundit. Në lidhje me mbi 1.000 refugjatët të cilët gati dy javë ditë janë të bllokuar në territorin e Maqedonisë, për shkak të mosposedimit të dokumenteve që nevojiten për të hyrë në Serbi, përfaqësuesi i UHCR-së në Shkup, Mohammed Arif tha se qeveria maqedonase duhet të gjejë një zgjidhje për ata, sepse nuk ka kushte për t’i mbajtur refugjatët në territorin e saj për kohë më të gjatë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *