Home / Kryesoret / BFI: Vrasja e njerëzve të pafajshëm është akti më i shëmtuar dhe i mallkuar në islam

BFI: Vrasja e njerëzve të pafajshëm është akti më i shëmtuar dhe i mallkuar në islam

“Dita e djeshme në historinë më të re të njerëzimit do të ngelë si ditë e ngjarjeve më vendimtare për mbarë botën! Terroristët dje ia mësynë kryeqendrës botërore, Brukselit, duke vrarë mbi 30 vetë e duke plagosur me qindra të tjerë. Terroristët dje morën guximin që t’i shpallin luftë qendrës botërore të sigurisë, të paqes, të civilizimeve, të kulturave, të lumturisë, të harmonisë si dhe bashkëjetesës më të përkryer. Terroristët nuk i duan këto vlera!”, thuhet në reagimin e Bashkësia Fetare Islame të Maqedonisë.

Siç shkruhet në kumtesën e BFI-së, terrorizmi, vrasja e njerëzve të pafajshëm, është akti më i papëlqyer, më i shëmtuar, më i papranueshëm dhe i mallkuar në islam.

“Askujt nuk i lejohet të manipulojë e të veprojë në mënyrë kriminale në emër të islamit. Dita e djeshme, pa dyshim që do të shënojë një kthesë historike në bashkimin e të gjitha forcave të shteteve perëndimore që do t’i dalin përballë kësaj të keqe, duke e shpëtuar njerëzimin por, nga ana tjetër, edhe islamin nga kjo etiketë terroriste e papranueshme dhe e mallkuar. Në ajetin 32 të sures El Maide thuhet: “Kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve”, shtojnë nga BFI .

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *