Home / Lajme / Rajon / Biznesmeni i ndërtimit, Lulëzim Kazani u qëllua me automatik “Tomson”

Biznesmeni i ndërtimit, Lulëzim Kazani u qëllua me automatik “Tomson”

Policia dyshon se atentati tek Komuna e Parisit u krye nga dy persona, të pajisur me automatikë të vegjël. “Me shumë mundësi, armët kanë qenë tip Tomson” tha një zyrtar i policisë për Lapsi.al.

Pasi kryen atentatin, dy atentatorët i fshehën armëe poshtë xhupave dhe u larguan me vrap, sipas policisë. Lulzim Kazani ishte në makinë me bashkëshorten e tij, kur ndodhi atentati.

Një plumb e preku në bark, ndërsa një tjetër në dorë. Ai u dërgua menjëherë në një spital privat, ku mori ndihmën e parë për plagët. Pas mjekimit, Lulëzim Kazani u mor në pyetje nga policia. Për shkak të errësirës, ai tha se nuk i kishte dalluar mirë vrasësit. Kazani e ka disa procese gjyqësore të hapura në gjykatat shqiptare. Objekti i këtyre padive, veç të tjerash, në një rast është edhe përpjesëtimi i pasurisë në lidhje me një pronë 1244 metra katrorë në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *